NE FOKUS

DBS GROUP : Ne ” Shtëpine e Biznesit” me kryeministrin e vendit Z.Edi Rama

Kryeministri i vendit Z.Edi Rama, mblodhi sot në “Shtëpinë e Biznesit”, përfaqësuesit e shoqatës së industrisë prodhuese për tregun e huaj, për të diskutuar mbi nevojat për:

  • transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor;
  • masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit;
  • domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.

Z. Elidon AVRAMI, drejtor i përgjithshëm, ishte i pranishëm në këtë takim si përfaqesues i kompanisë DBS Group. U fol konkretisht mbi zhvillimet e kompanisë DBS, në veçanti lidhur me investimet ne teknologji, inovacion dhe kapacitete prodhuese, punësimin dhe rritjen e standarteve të kushteve të punës vit pas viti.  

Në përfundim të takmit, u dakordësua për një seri ndërhyrjesh të cilat do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

  • Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie
  • Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim
  • Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion
  • Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”

TE TJERA

DBS GROUP : Ne ” Shtëpine e Biznesit” me kryeministrin e vendit Z.Edi Rama

Kryeministri i vendit Z.Edi Rama, mblodhi sot në "Shtëpinë e Biznesit", përfaqësuesit e shoqatës së...

DBS GROUP INAGURON NJE TJETER HAPSIRE TEKSTILE

DBS Group operon në mënyrë të suksesshme në Shqipëri prej gati 10 vitesh dhe sot...

KRISHTLINDJE 2021 – DBS GROUP

DBS GROUP RAFTING DAY!!!

Nje nga ditet me energjike te DBS Albania. Rafting ne kanjonet e Osumit ishte nje...

Dita e vaksinimit kundra COVID-19 ne DBS ALBANIA

Punonjësit tanë janë aseti jonë më i çmuar. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare...

FESTA E FAMILJES NË DBS GROUP

[embed]https://www.instagram.com/p/B3U-Ed-l4u_/[/embed]

EVENIMENTE, FESTA DHE LOJËRA ARGËTUESE NË DBS GROUP

DBS GROUP , kultivon një mjedis ku punonjësit përkushtohen, bashkëpunojnë, ndihen të motivuar dhe argëtohen....

PANAIRI I TEKSTILIT DHE LËKURËS 2018

Sektori i Tekstileve në Shqipëri është formësuar si rrjedhojë e një tradite të gjatë e...

22 SHTATOR 2018

DBS GROUP, kompania prodhuese e markave botërore sportive dt 22/09/2018 organizoi një aktivitet festiv dedikuar...

UNIONET NË TË CILAT DBS MERR PJESË

DBS GROUP aderon në UNIONIN E BASHKIMIT TË DHOMËS SË TREGTISË  (DMT) dhe DHOMËS SË...

PARTNERITET STRATEGJIK ME UNIVERISTETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

DBS GROUP, promovuese e formimit profesional është një partner strategjik i Universitetit Politeknik të Tiranës,...

VIZITA E MINISTRES PER MBROJTJEN E SIPËRMARRJES-SONILA QATO

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në datën 14 Nëntor të 2018...