Fabrika

Fabrika e vendosur në periferinë lindore të Tiranës e zhvillon aktivitetin e saj prej vitit 2014. Në një sipërfaqe prej 12.000 metra katror, brenda 7500 metra katror zhvillohen mbi 7 procese industriale që e bëjnë DBS GROUP një fabrikë totalisht të integruar për të nxjerrë në treg një produkt të gatshëm.

Rreth Fabrikës

Departamentet

1- Modeleri

Zonë e dedikuar e kërkimit dhe zhvillimit të produktit, i cili në fazat e mëvonshme transformohet në një produkt industrial. Aty lind proçesi me krijimin e kampioneve dhe analizën e fizibilitetit industrial të produktit. Nga ky department nis puna për propozimet që u bëhen klientëve.

2- Prestari

Repart nevralgjik i servirur nga fjala e fundit e teknologjisë në fushën e prerjes së tekstilit. Garanton proçese që e bëjnë kompaninë DBS GROUP autonome në fushën e menaxhimit të produktit të integruar.

3- Sublimacion

Teknologjia e fundit në fushën e printimit të imazhit në tekstil. Brenda DBS GROUP garantohen të dy proçeset e transferimit të imazhit si në ALL OVER si në copa përbërëse të paraprera. Procesi i sublimimit në DBS GROUP garantohet nga një park pajisjesh dhe makineri bashkëkohore të markave më të njohura dhe specializuara në proçeset në fjalë.

4- Serigrafi

Brenda DBS garantohen të gjitha kapacitetet e nevojshme për printimin autonom të të gjitha stampave të dimensioneve/përbërjeve/ngjyrave të ndryshme. Pajisjet në dispozicion të kësaj teknologjie janë studiuara në mënyrë që të garantojnë të gjitha kombinimet e nevojshme për të optimizuar produktivitetin duke garantuar cilësinë.

5- Fondeli

Krijimi i formave dhe aksesorëve sportiv që kërkojnë përpunim të vecantë teknologjik ( deformim plastik në veprimin e faktorëve: temperaturë dhe presion ).

6- Linja e prodhimit

Një numër prej më shumë se 400 punonjësish e bëjnë repartin e konfeksionimit repartin më të rëndësishëm. Puna organizohet me linja prodhimi dhe punonjës me background mix në mënyrë që të garantohet fleksibiliteti i duhur i lidhur me produktin/lotin e prodhimit dhe kohën e dorëzimit.

Gallery

Video