Udhëheqja organizative dhe motivimi i burimeve njerëzore janë baza e kompanisë dhe çelësi i suksesit të saj. Rekrutimi i personelit bëhet nëpërmjet njoftimeve online, zyrës së punës si dhe nga rekomandimet e kompanive të tjera apo universiteteve. Kompania synon të jetë “Best company to work for” dhe dëshiron të ketë brenda saj, më të mirët.