Kush jemi

Jemi një pikë referimi në industrinë tekstile dhe konfeksionet shqiptare, duke promovuar një histori suksesi. Tek ne transformimi është një sinonim i ekselencës, efiçencës industriale, kualitetit të produkteve dhe proçeseve të ndërmarrjes, promovimit të formimit profesional dhe përgjegjësisë sociale të kompanisë.

Rreth DBS

E SHKUARA:

Në gjysmën e dytë të 2013, se bashku me koleget e Decathlon, lindi ideja e një strukture produktive, me dimensione të mëdha në Shqipëri. Kjo, e specializuar në punimin e tekstileve elastike për botën e sportit dhe e mbështetur në teknologjinë më të avancuar ne fushen e perpunimit te veshjeve. Verifikimi i kushteve të përgjithshme politike, ekonomike dhe disponibilitetit te forcës punëtore, u krye përmes vizitave te shpeshta ne zona te ndryshme potenciale. Në një kohë të shkurtër u analizua fisibiliteti i projektit, vendodhja e ndërtesës me te përshtatshme për të ngritur njësinë e re prodhuese, të kushtuar projektit të përbashkët. Mbeshtetja nga ana e ortakëve të kompanisë beri te mundur qe ne pak kohe te zgjidheshin formalitetet e nevojshme për të hapur DBS Group në Tiranë, në një vend lehtësisht te gjetshëm, logjistikisht të përshtashëm edhe të aftë të ofrojë forcën punëtore te nevojshme per ti dhene jete projektit.  Fillimisht biznesi mori jete në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë.

 

E TASHMJA:

Aktualisht bashkëpunimi është përkthyer në një partneritet me gjigandin botëror te produkteve sportive, Decathlon. DBS Group ka një forcë punëtore prej 550 punonjës me një trend në rritje. Sipërfaqja e fabrikës në prodhim i kalon 12,000 metra katrorë. Eksportohet rregullisht me bazë javore në klientët kryesorë. Përkushtimi dhe impenjimi ynë ndaj klientit na ka lejuar që gjatë viteve të kemi bashkëpunim me markat me prestigjoze, te cilat e konsiderojne DBS GROUP partnerin ideal si për proceset e prodhimit ashtu edhe për fazën e rëndësishme të zhvillimit të produkteve.

Jemi një pikë referimi në industrinë tekstile dhe konfeksionet shqiptare, duke promovuar një histori suksesi. Tek ne transformimi është një sinonim i efiçencës industriale, cilesise së produkteve dhe proçeseve, promovimit të formimit dhe rritjes profesionala dhe përgjegjësisë sociale të kompanisë. Fabrika, e vendosur në periferinë perendimore të Tiranës, zhvillon aktivitetin e saj prej vitit 2014. Në një sipërfaqe prej 20,000 metra katror, nga te cilat 12,000 metra katror te mbyllura, zhvillohen mbi 7 procese industriale që e bëjnë DBS GROUP një fabrikë totalisht të integruar për të nxjerrë në treg një produkt të gatshëm. Perqasja drejt nje produkti te realizuar totalisht ne DBS eshte rruga drejt perfeksionimit dhe aftesimit ne realizimin e produkteve komplekse. Dimensionet dhe numri i larte i punonjesve kane imponuar standarte te larta te mbeshtetje ne rregullore te qarta, transparente dhe etike.

 

E ARDHMJA:

Vizioni i DBS Group për të ardhmen është të perfeksionojë bashkëpunimin me partnerët dhe klientët dhe të vazhdojë të ndjekë objektivat e përbashkëta. Ne synojmë të zhvillojmë një bashkëpunim transparent dhe përfshirje që na lejon të zhvillojmë investime në periudha afatmesme dhe afatgjata. Në fokus është një shkëmbim informacionesh real i lidhur me tregues të performancës dhe modeleve ekonomike. Kompania synon te shtoje ne menyre te ndjeshme kapacitetet prodhuese, te beje investime te rendesishme ne fushen e makinerive dhe impianteve prodhuese, te realizoje produkte me te komplikuara dhe te prezantoj ne tregun evropian markes e vet te veshjeve sportive.