E SHKUARA:
Në gjysmën e dytë të 2013, se bashku me koleget e Decathlon, lindi ideja e një strukture produktive, me dimensione të mëdha në Shqipëri. Kjo, e specializuar në punimin e tekstileve elastike për botën e sportit dhe e mbështetur në teknologjinë më të avancuar ne fushen e perpunimit te veshjeve. Verifikimi i kushteve të përgjithshme politike, ekonomike dhe disponibilitetit te forcës punëtore, u krye përmes vizitave te shpeshta ne zona te ndryshme potenciale. Në një kohë të shkurtër u analizua fisibiliteti i projektit, vendodhja e ndërtesës me te përshtatshme për të ngritur njësinë e re prodhuese, të kushtuar projektit të përbashkët. Mbeshtetja nga ana e ortakëve të kompanisë beri te mundur qe ne pak kohe te zgjidheshin formalitetet e nevojshme për të hapur DBS Group në Tiranë, në një vend lehtësisht te gjetshëm, logjistikisht të përshtashëm edhe të aftë të ofrojë forcën punëtore te nevojshme per ti dhene jete projektit. Fillimisht biznesi mori jete në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë.
E TASHMJA:
Aktualisht bashkëpunimi është përkthyer në një partneritet me gjigantin botëror të produkteve sportive, Decathlon. DBS Group ka një forcë punëtore prej mbi 800 punonjësve, me një trend të vazhdueshëm rritjeje. Sipërfaqja e fabrikës në prodhim kap mbi 17,600 metra katrorë të mbuluar nga një sipërfaqe totale prej 23,000 metrash katrorë, me eksport të rregullt javore drejt klientëve kryesorë ndërkombëtarë.
Përkushtimi dhe impenjimi ynë ndaj klientit na ka mundësuar të bashkëpunojmë me marka prestigjioze, të cilat e konsiderojnë DBS GROUP partnerin ideal jo vetëm për proceset e prodhimit, por edhe për fazat e rëndësishme të zhvillimit të produkteve. Jemi një pikë referimi në industrinë shqiptare të tekstilit dhe konfeksionit, duke përfaqësuar një histori suksesi të vërtetë.
Për ne, transformimi është sinonim i efikasitetit industrial, cilësisë së produkteve dhe proceseve, promovimit të formimit dhe rritjes profesionale, si dhe përgjegjësisë sociale të kompanisë.
Fabrika, e vendosur në periferinë perëndimore të Tiranës, operon që nga viti 2014. Në një sipërfaqe totale prej 23,000 metrash katrorë, nga të cilat 17,600 të mbuluara, zhvillohen mbi shtatë procese industriale, duke e bërë DBS GROUP një fabrikë plotësisht të integruar, e aftë të nxjerrë në treg produkte të gatshme me cikël të mbyllur.
Qasja ndaj një produkti të realizuar tërësisht brenda DBS reflekton rrugën drejt perfeksionit dhe aftësimin në realizimin e produkteve komplekse. Dimensionet e fabrikës dhe numri i madh i punonjësve imponojnë respektimin e standardeve të qarta, transparente dhe etike.
E ARDHMJA:
Vizioni i DBS Group për të ardhmen është të perfeksionojë bashkëpunimin me partnerët dhe klientët dhe të vazhdojë të ndjekë objektivat e përbashkëta. Ne synojmë të zhvillojmë një bashkëpunim transparent dhe përfshirje që na lejon të zhvillojmë investime në periudha afatmesme dhe afatgjata. Në fokus është një shkëmbim informacionesh real i lidhur me tregues të performancës dhe modeleve ekonomike. Kompania synon te shtoje ne menyre te ndjeshme kapacitetet prodhuese, te beje investime te rendesishme ne fushen e makinerive dhe impianteve prodhuese, te realizoje produkte me te komplikuara dhe te prezantoj ne tregun evropian markes e vet te veshjeve sportive.